Termet dhe kushtet e përdorimit

Në rast të porositjes në web shitoren tonë online vjollce.com, ju pajtoheni me kushtet e përdorimit të përcaktuara më poshtë.
vjollce.com posedon të drejtën për ndryshimin e këtyre kushteve të përdorimit, pa njoftim paraprak.

Komunikimi me anë të mjeteve elektronike dhe telefonit

Kur ju vizitoni web shitoren tonë vjollce.com, porositni ose na dërgoni email, ne komunikojmë përmes mënyrës elektronike dhe përmes telefonit. Duke pranuar kushtet e përdorimit, ju pranoni se jeni duke komunikuar në mënyrë elektronike. Komunikimi jonë me ju do të jetë përmes postës elektronike (email), apo njoftimeve të cilat do t’i shpallim në ueb-faqe.
Në momentin që vjollce.com e pranon ndonjë porosi nga ana e klientit, shumë shpejt ndonjëri prej agjentëve të shitjes të vjollce.com do ta kontaktoj klientin në telefon rreth detajeve të dërgesës së porosisë.

Mbrojtja e privatësisë

Në emër të web shitores sonë vjollce.com zotohemi për të mbrojtur privatësinë e klientëve tonë. Ne mbledhim vetëm informacionet e domosdoshme të klientëve/shfrytëzuesve dhe të dhënat e nevojshme për afarizëm të cilat janë në përputhje me shprehitë e mira të afarizmit profesional.
Të gjitha të dhënat për përdoruesit/klientët janë rreptësishtë konfidenciale dhe në dispozicion vetëm për punonjësit që e kanë të domosdoshme kryerjen e punës së tyre. Të gjithë punonjësit e web shitores tonë vjollce.com janë përgjegjës për të respektuar parimet e mbrojtjes së privatësisë së klientëve.

Pronësia intelektuale

Përmbajtjet e paraqitura në këtë faqe - elemente të projektimit (butona, ikona etj.), tekstet, fotografitë, logot, audio/video dhe programet - janë pronësi e vjollce.com dhe nuk mund të përdoren pa pëlqimin paraprak të vjollce.com. Nëse mendoni se përmbajtja që posedon vjollce.com është e juaja dhe se ajo është abuzuar, na kontaktoni në mënyrë që të krijohet e drejt e pronësisë intelektuale.

Llogaria juaj

Nëse ju përdorni vjollce.com, ju jeni përgjegjës për ruajtjen e fshehtësisë së llogarisë dhe fjalëkalimit tuaj që e keni pranuar gjatë regjistrimit në email-in tuaj. Duke përdorur ueb-shitoren vjollce.com ju jeni përgjegjës për të gjitha aktivitetet që ndodhin në llogarinë tuaj, me fjalëkalimin tuaj.
Të miturit mund të përdorin vjollce.com nën mbikëqyrjen e një prindi ose kujdestari. vjollce.com rezervon të drejtën që ta refuzojë shërbimin, ta përfundojë apo ta anulojë porosinë nëse konstaton se për blerje ose gjatë porosisë janë shkelur kushtet e përdorimit.
Të dhënat tuaja që i keni dhënë gjatë regjistrimit në vjollce.com do të përdoren vetëm për dërgimin e porosisë deri te adresa e juaj si dhe për ta bërë më të lehtë komunikimin në mes të vjollce.com dhe juve.

Përshkrimi produktit

vjollce.com nuk garanton që të gjitha të dhënat lidhur me produktet janë 100 për qind të sakta, të plota, të besueshme dhe pa gabim. Nëse keni blerë një produkt që devijon nga të dhënat e listuara në ueb-shitoren tonë, ju mund ta ktheheni atë në gjendje të papërdorur brenda 24 orëve, me dokumentacionin e plotë që ju e merrni me të dhe me vlerë të njëjtë mund të bëni zëvendësim të produktit.

Çmimet e produkteve

Të gjitha çmimet e produkteve të listuara, kanë të përfshirë TVSH-në.
vjollce.com ka të drejtë të anulojë formën e porosisë dhe të dërgojë njoftim përmes emailit për konsumatorët, nëse ka pasur një gabim të rënd gjatë vendosjes së çmimeve në ueb-shitore, p.sh. në vend të 1000 është shënuar 100 Euro.

Orari

vjollce.com pranon porosi nga ora 08-17h gjatë ditëve të punës dhe dërgesat e porosive i bënë brenda 24-72 orëve. Në ditën e shtunë porositë pranohen nga ora 09-13 dhe dërgesa bëhet të hënën në vijim.

Ndryshimi (update) i të dhënave në ueb-faqe

vjollce.com rezervon të drejtën që në çdo kohë, pa paralajmërim, të ndryshojë të dhënat në ueb-faqe. Vizitorët dhe klientët e vjollce.com nuk kanë të drejtë që në mënyrë të njëanshme të ndryshojnë kushtet e përdorimit dhe çdo ndryshim i mundshëm është i pavlefshëm, pos nëse dy palët bien dakord me shkrim.

Të miturit

Të miturit mund të përdorin web shitoren vjollce.com nën mbikëqyrjen e një prindi ose kujdestari. vjollce.com rezervon të drejtën ta refuzoj shërbimin, ta përfundoj apo ta anulojë porosinë nëse konstaton se për blerje janë shkelur kushtet e përdorimit.

 

Për çfarëdo ankese që keni në lidhje me produktet apo shërbimet tona, ju lusim të na kontaktoni.
Ju faleminderojmë për besimin e treguar ndaj vjollce.com dhe porositjes online.


Më të shiturat

  • Bow Tie 85_32LC
    Bow Tie 85_32LC

    Nganjëherë femrat nuk mund të gjenjnë të mbrendshme, që u japin atyre...

  • Babydoll 85_32LC
    Babydoll 85_32LC

    Këto të mbrendshme ju japin një cilësi joshëse. Me këtë ju do të mund...

  • Entertaining 47_11LC
    Entertaining 47_11LC

    Deklarohuni joshëse me këtë set mahnitës të të mbrendshmeve. Në një...

Të gjitha

Home

Abonohu për oferta