Ne e ruajmë privatësinë tuaj 100%.

Çdo porosi që bëhet në web faqen tonë vjollce.com, do të ngelet anonime dhe privatësia juaj do të rruhet 100%.

Si mund ta realizojmë këtë?

Mbasi ju përzgjidhni produktin që dëshironi, e bëni porosinë nëpërmjet 3 alternativave të mundshme, (Numrit tonë të telefonit 044991011 nga ora 8e30 deri 18:00 çdo ditë të javës, dhe çdo ditë 24 orë në ditë nëpërmjet adresës sonë të email-it vjollce888090@gmail.com ose nëpërmjet daljes normale me shportën tuaj tek www.vjollce.com)

Porosia bëhet thjesht me kodin e produktit që do ta gjeni pranë fotos së produktit. Personi që e mer porosinë tuaj konfirmon gjëndjen në stokun tonë dhe më pas konfirmon edhe njëherë porosinë me ju, duke ju telefonuar tek numri juaj dhe duke ju kërkuar një emër dhe një adresë (apo vendndodhje) ku do të dërgohet porosia. Në këtë moment porosia kalon tek Posta e shpejtë dhe asnjëri nuk do të dijë cfarë ka pakoja dhe për kë do jetë. Pakoja paketohet në mënyrë të padukshme nga jashtë. Kompania private e transportit do ta ketë vetëm një pako të padukshme nga jashtë dhe një destinacion për ta dorëzuar. Kjo procedurë funksionon vetëm për produktet e vjollce.com.

Të dhënat që ju do t'i jepni për qëllim të realizimit të dërgesës, do të jenë plotësisht konfidenciale.

Në emër të web shitores sonë vjollce.com zotohemi për të mbrojtur privatësinë e klientëve tanë. Ne mbledhim vetëm informacionet e domosdoshme të klientëve/shfrytëzuesve dhe të dhënat e nevojshme për afarizëm të cilat janë në përputhje me shprehitë e mira të afarizmit profesional.

Të gjitha të dhënat për përdoruesit/klientët janë rreptësishtë konfidenciale dhe në dispozicion vetëm për punonjësit që e kanë të domosdoshme kryerjen e punës së tyre. Të gjithë punonjësit e web shitores tonë vjollce.com janë përgjegjës për të respektuar parimet e mbrojtjes së privatësisë së klientëve.


Më të shiturat

  • Bow Tie 85_32LC
    Bow Tie 85_32LC

    Nganjëherë femrat nuk mund të gjenjnë të mbrendshme, që u japin atyre...

  • Babydoll 85_32LC
    Babydoll 85_32LC

    Këto të mbrendshme ju japin një cilësi joshëse. Me këtë ju do të mund...

  • Entertaining 47_11LC
    Entertaining 47_11LC

    Deklarohuni joshëse me këtë set mahnitës të të mbrendshmeve. Në një...

Të gjitha

Home

Abonohu për oferta